Të fundit

Keqpërdorimet në BKS: Ndërpritet seanca dëgjimore pasi një të dyshuari i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve në rastin e keqpërdorimeve në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) është ndërprerë përkohësisht të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, pasi njërit prej të dyshuarve i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

I dyshuari ishte pjesë e grupit prej 39 personash që dolën sot para gjykatës, ku po shqyrtohet kërkesa e prokurorisë ndaj tyre.

Sipas njoftimeve nga gjykata, seanca dëgjimore ka nisur rreth orës 16:00 dhe ishte paraparë të vazhdonte deri në orët e vona të natës. Megjithatë, gjatë zhvillimit të saj është shpallur pauzë, për t’i ofruar ndihmë mjekësore njërit prej të dyshuarve.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, ndërsa pritet që seanca të vazhdojë pas pauzës, në varësi të rrethanave dhe vlerësimit mjekësor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci