Të fundit

Infantino nuk ka dyshime: Goli i Maradonës kundër Anglisë, më i bukuri i shënuar ndonjëherë në një Botëror

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka deklaruar se “Goli i shekullit” i famshëm i Diego Armando Maradonës kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 në Meksikë, është goli më i bukur i shënuar ndonjëherë në një Botëror.

I pyetur për momentin që bëri më shumë përshtypje në historinë e Kupës së Botës, Infantino ishte i prerë: “Goli i dytë i Maradonës kundër Anglisë. Një kryevepër e ndërtuar nga mesfusha, e pamundur për t’u përsëritur. Ai nuk mund të kishte shënuar një më të bukur. Disa gola mbeten në kujtesë përgjithmonë. Ato janë momente shkëlqimi, guximi dhe kreativiteti që kapin thelbin e futbollit”, tha ai.

Në atë ndeshje çerekfinale, Maradona dribloi gjysmën e ekipit anglez përpara se të mposhte portierin, duke krijuar një lëvizje të destinuar të bëhej legjendare. Pak minuta më parë, ai kishte shënuar edhe golin kontrovers “Dora e Zotit”, duke e transformuar atë ndeshje në një kapitull të papërsëritshëm në historinë e futbollit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci