Të fundit

“Burg ose litar”, Hysni Gucati publikon kërcënimet me vdekje që i mori

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka publikuar kërcënimet me vdekje që ka marrë në rrjetin social Facebook, pas paralajmërimeve se do të organizojë protestë për veteranët e luftës.

Një prej kërcënimeve ishte edhe ai për burg ose varje me litar që i ka bërë Gëzim Bashota.

Ai ka publikuar edhe disa mesazhe të tjera, në të cilat ish-luftëtari i UÇK-së është akuzuar se ka lidhje me Beogradin.

“Gezim Bashota po më kërcënon me burg ose me varje në litar, por nuk do të ndalem asnjëherë në mbrojtjen e interesave të veteranëve. Do të protestoj, do ta bëj pa hezitim, sepse është e drejtë e çdokujt të kërkojë dhe të mbrojë ato që u takojnë”, ka thënë Gucati.

“Shikoni komentet e disa individëve, që më akuzojnë se jam i paguar nga Serbia dhe kërkojnë burgosjen dhe varjen time. Nuk do të lejojmë që këto fyerje të na ndalin, sepse ne luftojmë për të drejtat e atyre që e meritojnë respektin dhe nderimin”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci