Të fundit

“Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej”, Abdixhiku nis fjalimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin para Kuvendit të partisë së tij, i cili do të ketë votëbesim për punën e tij pas rezultatit të dobët që pati kjo parti më 28 dhjetor.

“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se përgjegjësia nuk ndahet me askënd.

Fjalimin e Abdixhikut po e dëgjon edhe Avdullah Hoti, i cili u pa i ulur në rreshtin e parë.

Para pak ditësh, Hoti shpalli kandidaturën e tij për të marrë postin e kryetarit./

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci