Në ujërat ndërkombëtare në jug të Sri Lankës, rreth 40 milje detare nga qyteti i Galle-s, u fundos një nga anijet më të rëndësishme dhe moderne të Marinës Iraniane – fregata IRIS Dena.
Incidenti ndodhi në mes të një konflikti të hapur midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit të martën, shkruan Sky News.
Ndonëse fillimisht kishte dyshime për mënyrën e mbytjes së anijes, sekretari i Luftës i ShBA-ve, Seth Hegseth konfirmoi sot se fregata IRIS Dena u sulmua dhe u shkatërrua nga një sulm i marinës amerikane.
Hegseth on Iran:
Yesterday in the Indian Ocean, an American submarine sank an Iranian warship that thought it was safe in international waters.
Instead, it was sunk by a torpedo. pic.twitter.com/VoPvGgCtLq
— Clash Report (@clashreport) March 4, 2026
Hegseth tha se sulmi është kryer nga një nëndetëse amerikane përmes torpedos. Torpedot nuk ishin përdorur nga marina amerikane që nga lufta e dytë botërore.
Marina e Sri Lankës konfirmoi se mori një thirrje për ndihmë nga një anije që transportonte 180 anëtarë të ekuipazhit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ishte fregata iraniane. Një operacion detar dhe ajror u nis dhe marinarët e shpëtuar u dërguan në një spital në Galle. Megjithatë, deri në 140 anëtarë të ekuipazhit janë ende të zhdukur.
Per Chairman of the Joint Chiefs of Staff, a single Mk. 48 torpedo was used to sink the IRIS Dena off the coast of Sri Lanka. pic.twitter.com/piEY4tfNum
— OSINTdefender (@sentdefender) March 4, 2026
Dena nuk ishte vetëm një platformë operacionale, por edhe një mesazh politik.
Së bashku me anijen logjistike Makran, ajo mori pjesë në të ashtuquajturin “mision 360 gradë” në vitet 2022–2023, gjatë të cilit Marina Iraniane lundroi rreth globit për herë të parë në historinë e saj.
Udhëtimi u paraqit si një moment historik dhe provë se Irani nuk ishte më i kufizuar në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, por mund të projektonte fuqi detare në një shkallë globale.
Në shkurt të këtij viti, ajo mori pjesë në një panair ndërkombëtar të flotës në Visakhapatnam të Indisë, ku Irani demonstroi praninë e tij në Oqeanin Indian dhe mori pjesë në nismat rajonale detare. Në këtë panair morën pjesë edhe marina amerikane e ajo ruse.
Vetëm dy javë më vonë, anija që ishte një vitrinë për diplomacinë ushtarake iraniane përfundoi në fund të detit.
Një goditje e rëndë për Iranin
Mbytja e anijes vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik. Pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj objektivave iraniane dhe hakmarrjes iraniane, tensionet janë përhapur edhe në rrugët detare.
Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit – një arterie kyçe nëpër të cilën kalon pjesa më e madhe e tregtisë botërore të naftës.
Uashingtoni, nga ana tjetër, ka njoftuar gatishmërinë e tij që Marina Amerikane të monitorojë anijet cisternë dhe të sigurojë lundrimin e tyre.
Nëse rezulton se Dena është goditur në një sulm armik, ky do të ishte një mesazh i qartë se konflikti po zhvendoset në detet e hapura të Oqeanit Indian.
Për Iranin, humbja e Denës është një goditje e dyfishtë. Nga ana operative, është një nga fregatat më moderne në flotë. Politikisht dhe simbolikisht, është një anije që supozohej të provonte qëndrueshmërinë dhe progresin e vendit nën sanksione.
Mbytja e saj nuk është vetëm një tragjedi detare me një numër të madh marinarësh të vrarë. Është një ngjarje që mund të ketë pasoja më të gjera ushtarake, strategjike dhe psikologjike, si për Teheranin ashtu edhe për ekuilibrin e fuqisë në Oqeanin Indian.



