Të fundit

E poshtëroi keq? Kurti raportohet se i tha Osmanit: Të bëj ministre të Arsimit

Jo vetëm po e “heq qafe”, Albin Kurti dyshohet se e ka poshtëruar Vjosa Osmanin gjatë procesit të negociatave për zgjedhjen e presidentit.

Siç u raportua të mërkurtën dhe po vazhdon të përflitet edhe sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se i ka ofruar presidentes aktuale pozitën e ministres së Arsimit në qeverinë e tij.

Lajmi fillimisht u raportua nga gazetari Ermal Panduri në RTV Dukagjini.

Sipas këtij raportimi, burime të afërta me palët kanë thënë se Kurti ka vazhduar më tej duke iu zotuar Osmanit se “nëse performon mirë në pozitën e ministres së Arsimit, mund të të bëj edhe ministre të Punëve të Jashtme”.

Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi presidenten Vjosa Osmani nga nominimi dhe mbështetja për një mandat tjetër si presidente.

Të mërkurën, për pozitën e presidentit partia në pushtet e nominoi Glauk Konjufcën, ministrin aktual të Punëve të Jashtme. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci