Real Madridi arriti ta eliminojë skuadrën e Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve, duke shënuar fitore me rezultat final 5:1 nga të dyja ndeshjet.
City i Guardiolës nuk arriti t’i bënte ballë gjigantëve spanjollë pasi përpos disfavorit në rezultat mbeti edhe me një futbollist më pak.
Përkundër ndeshjes së zhvilluar në 90 minuta lojë, takimi mes Manchester Cityt e Real Madridit u përfol edhe për një “përleshje” në fundin e takimit mes Guardiolës dhe Antonio Rudiger.
Guardiola i përshëndeti të gjithë futbollistët duke buzëqeshur në fushën e Etihad, por kur arriti te Rudiger gjërat ndryshuan.
Futbollisti gjerman kishte diçka që e shqetësonte Guardiolën gjatë ndeshjes, dhe për shkak të kësaj, ai kishte diçka për t’i thënë atij gjatë këtij takimi në fund të ndeshjes.
Buzëqeshja u zhduk shpejt nga fytyra e Guardiolës, kur ai e kuptoi se Rüdiger ishte serioz, dhe më pas lojtarët e tjerë i ndanë ata.
Guardiola u largua me qetësi nga vendi i konfliktit, ndërsa Rüdiger vazhdoi t’i ankohej nga larg, dhe më pas spanjolli i dërgoi një puthje.
What’s going on with Guardiola and Rudiger 😭😭😭😭 pic.twitter.com/n7dhFlqik2
— 🥷🏼 (@killeures) March 18, 2026
Sipas analistëve Rudiger mund të ketë qenë i pakënaqur me Guardiolën pas komenteve që trajneri katalanas bëri pasi Man City mundi Real Madridin 2-1 gjatë fazës së ligës së Ligës së Kampionëve në dhjetor.
Guardiola kishte lavdëruar sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo, kurse ishte më pak kompliment për Rudiger, duke këmbëngulur se mbrojtësi duhej të ishte përjashtuar për një faull të vonë ndaj Savinhos.
Atë kohë ai kishte deklaruar se Rudiger meritonte të ndëshkohej me karton të kuq.
Megjithatë as Guardiola dhe as Rudiger nuk e kanë shpjeguar incidentin e çuditshëm pas ndeshjes.
