Të fundit

Ndryshuan pronësinë e aksioneve mbi 50 mijë euro, si e keqpërdorën pozitën zyrtaret e ARBK-së

Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Sipas komunikatës së lëshuar, ekziston dyshimi i arsyeshëm se tre të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ku duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që një person të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe njësitet përkatëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e një aksioni në Agjencinë e Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), insititucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në komunën e Prishtinës.

Lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet më tej.

Sipas dyshimeve, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Igballe Rexha-Jashari bashkë me zyrtarin për procesimin e të dhënave, Albin Isufi, si dhe aprovuesja e lëndëve në këtë agjenci, Florije Lecaj, kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘’N.K.W.P’’ ’’Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50.000 (pesëmbëdhjetëmijë) euro.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci