Një fjalim i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka ngjallur reagimin e ashpër të deputetëve opozitarë në Kuvendin e Kosovës.
Bislimi i ka quajtur “rrenca” deputetët e opozitës, derisa ka arsyetuar aprovimin nga qeveria të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
“S’pari marrja e 21 cent dhe krahasimi me Italinë ata që i kanë bo dy mësime statistike e dinë kur e përdorë një numër e për çka shërben. Me u mundu me ta vizitua nëse e ki nga zero deri 100, nga 100 deri 1010, e dyfishon çmimin rritja është 9 për qind jo 100 për qind”, tha ai.
“Çmimi prej 14 dhe 21 që po e manipulon aplikohet mbi ata që harxhojnë mbi 600 MWh Atë që po e merr ti nuk është rritur tarifa 14 cent. Mos mashtroni se u mytëm t’u ju thanë mos rreni dhe prapë po dilni po rreni”, u shpreh Bislimi.
Ndaj ofendimit të Bislimit, deputetët opozitarë reaguan me trokitje të tavolinave. Ata ia penguan fjalimin zv/kryeministrit. /Paparaci.com

