Të fundit

Dëshpërim dhe lot, shikoni çfarë ndodhi pas humbjes së kombëtares në Poloni

Shqipëria u eliminua në fazën gjysmëfinale të “play off” të Botëror. Polonia fitoi 2 me 1 me përmbysje në Varshavë, duke shuar shpresat e kualifikimit që u krijuan pas pjesës së parë.

Dëshpërimi ishte i dukshëm te kuqezinjtë pas ndeshjes. Kamerat fokusuan Stavro Pilon në lot, ndërsa mban edhe përgjegjësinë e një rasti të humbur kur ndeshje ishte 1 me 1.

Lewandowski u pa duke takuar Juljan Shehun, Ardian Ismajlin dhe Kristjan Asllanin ndër të tjerë. Ndërkohë në prononcime u shfaq Myrto Uzuni, që po ashtu ishte në lot.

Ky eliminim dukshëm e tronditi ekipin e Sylvinhos.

Kuqezinjtë nuk i ishin afruar asnjëherë kaq shumë kualifikimit.

Pamjet pas ndeshjes: (VIDEO)

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci