Të fundit

Fishekzjarret pranë hotelit të lojtarëve, mediat turke: “Skandal i madh në Kosovë”

Në Turqi nuk është pritur aspak mirë veprimi i një grupi tifozësh kosovarë të hënën në mesnatë.

Hedhja e fishekzjarrëve pranë hotelit Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, aty ku janë akomoduar stafi dhe lojtarët e kombëtares turke, ka shkaktuar reagim të ashpër në Turqi.

Mediat turke e kanë cilësuar skandal ngjarjen e mesnatës.

“Skandal i madh në Kosovë! Kombëtarja jonë A sulmohet me fishekzjarr”, shkruan sot në titull gazeta sportive Fotomaç.

“Para finales së play-off-it për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Kosovës, ekipi ynë A u sulmua me fishekzjarr në hotelin ku po qëndronte”, vijon shkrimi i mediumit turk.

Sipas mediumit turk, nga ngjarja nuk kaloi pa u vënë re mungesa e sigurisë përrreth hotelit ku është akomoduar kombëtarja turke.

Kosova dhe Turqia përballen sot në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.

Takimi nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci