Të fundit

Tentoi të kalojë kufirin ilegalisht me mallra pa dokumente, shoqërohet në polici një person në Leposaviq

Një rast i tentim kalimit të paautorizuar të kufirit është raportuar më 1 prill rreth orës 14:10, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.

Sipas policisë, një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kishte tentuar të kalojë kufirin me automjet nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet kanë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor.

“Koshuticë, Leposaviq  01.04.2026-14:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte tentuar të kaloj kufirin me automjet nga Republika e Kosovës për në Serbi. Në automjet janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallra janë dërguar në terminal doganor”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci