Të fundit

Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë që shpërndanin dërgesa në veri të Kosovës

Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë shpërndanë dërgesa postare paligjshëm.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ata janë të dyshuar për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

“Dyshohen për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Kanë qenë duke bartur letra për qytetarë, kryesisht vendime që vijnë nga gjykatat serbe, kadastra, etj”, ka thënë Elshani.

Pas marrjes në pyetje në Polici të dyshuarit janë liruar, dhe me rastin po merret Departamenti për Krime Ekonomike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci