Të fundit

Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen më 7 qershor.

Ajo u shpreh se në këto zgjedhje po shkohet për shkak se sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të vendit, që siç u shpreh, nuk ia dhanë 80 për qind të votave.

“Ky nuk e ka problemin me ne si opozitë, se ne ishim opozitë deri para pak ditësh, por ky e ka problemin me qytetarët”.

“Me këto zgjedhje që po shkojnë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët ia dhanë 51 për qind, po u hakmerret që ia dhanë 80 për qind, sepse ky do të jetë i gjithëpushtetshëm. Nuk i mjafton 50 apo 51 për qind”, u shpreh Musliu në Klan Kosova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci