Të fundit

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit të raportuar me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, duke deklaruar se është goditur “tinëzisht me telefon” nga Lushtaku.

Mehani tha se nuk e kishte besuar se një gjë e tillë mund të ndodhte, ndërsa theksoi se edhe sipas traditës shqiptare nuk sulmohet një person kur është në shoqëri të grave dhe fëmijëve.

“Sami Lushtaku është ai që më ka goditur me telefon, tinëzisht. S’e kam besu. Le të kthehemi edhe në traditat shqiptare: kur je me gra, nuk sulmohet njeriu. Unë dal me fëmijët e mi edhe me gruen. A do të thotë kjo se s’duhet me dal vetëm për shkak të qëndrimeve të mia?”, deklaroi Mehani në T7.

Ai e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe tha se qëndrimet politike nuk duhet të çojnë në përplasje fizike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci