Dukagjini ka siguruar kualifikimin për garat evropiane të Konferencë Ligës duke fituar Kupën e Kosovës në Stadiumin Fadil Vokrri.
Ekipi nga Klina mposhti Ferizajn me rezultat 2 me 1.
Mirëpo minutat e fundit i lanë shije të keqe finales kur ekipi i Ferizajt me urdhrat e trajnerit Arsim Abazi lëshoi fushën me pretendime për padrejtësi nga gjyqtari Nuza që nuk e shikoi një rast për penalti.
