Të fundit

Abdixhiku takon Costan: Kosova duhet të jetë në mesin e kombeve të lira europiane, duhen institucione stabile

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili sot qëndroi në Prishtinë.

Abdixhiku tha se në këtë takim, të cilin e cilësoi si “jashtëzakonisht pozitiv”, diskutuan “për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit europian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe zbatimit të Planit të Rritjes”.

Abdixhiku tha se “Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane, e për këtë duhen institucione stabile, të përgjegjshme e që zgjedhin rrugën euro-atlantike në çdo rrethanë”.

Në këtë takim ishte edhe kandidatja për presidente e LDK-së, Vjosa Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci