Të fundit

Dalja e ulët në zgjedhje sinjal pakënaqësie ndaj krizës politike, thonë analistët

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, të tretat brenda më pak se 18 muajsh, u karakterizuan nga një pjesëmarrje dukshëm më e ulët e qytetarëve në votime. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë politike me rreth 43 për qind të votave, e ndjekur nga PDK me 21 për qind dhe LDK me 18 për qind.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se në votime morën pjesë 546 mijë e 185 qytetarë, ose 27.87 për qind e votuesve me të drejtë vote, rreth 11 për qind më pak krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Analisti politik Arton Demhasaj e vlerësoi pjesëmarrjen e ulët si shenjë të lodhjes së elektoratit nga bllokadat dhe kriza politike e viteve të fundit. Sipas tij, Vetëvendosje ka humbur një numër të konsiderueshëm votash krahasuar me zgjedhjet paraprake, ndërsa rënie ka shënuar edhe PDK-ja. LDK-ja, sipas tij, ka pasur një rritje të lehtë, ndërsa AAK-ja ka ruajtur afërsisht të njëjtin nivel mbështetjeje.

Demhasaj theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve i ngjan atij të shkurtit 2025 dhe nuk i jep asnjë partie mundësinë për të qeverisur e vetme, duke e bërë të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike për të shmangur zgjedhje të reja.

Ndërkaq, analisti Xhevdet Pozhari tha se mesazhi i votuesve për partitë politike është i qartë: ato duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave partiake. Ai vlerësoi se rezultati rikonfirmon Vetëvendosjen si forcën kryesore politike në vend, por njëkohësisht e obligon atë që të kërkojë bashkëpunim me partitë e tjera për të siguruar stabilitet institucional dhe për të shmangur vazhdimin e krizës politike./Front Online

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci