Të fundit

Aksion i madh kundër narkotikëve në Kosovë, përfshihen edhe autoritete ndërkombëtare

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për disa vepra penale, përfshirë “pjesëmarrjen ose organizimin e grupit kriminal të organizuar”, “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve”, si dhe “pastrimin e parave”.

Në operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda, duke e shndërruar aksionin në një operacion të koordinuar ndërkombëtar kundër rrjeteve të dyshuara kriminale.

“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të dalin me një komunikatë të përbashkët për të informuar publikun mbi rezultatet e aksionit dhe masat e ndërmarra./Telegrafi

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci