Të fundit

Mbi 3.700 dollarë në sekondë për armët bërthamore

Shtetet që zotërojnë armë bërthamore rritën me 19% shpenzimet për arsenalet e tyre gjatë vitit 2025, sipas një raporti të publikuar nga organizata Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore (ICAN).

Sipas raportit, nëntë vendet me armë bërthamore shpenzuan gjithsej 119 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ose rreth 3 768 dollarë në sekondë. ICAN, e cila ishte forca shtytëse pas Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, fitoi edhe  Çmimin Nobel të Paqes për kontributin e saj në çarmatimin bërthamor.

Raporti tregon se SHBA-ja shpenzoi më shumë për armët bërthamore sesa tetë shtetet e tjera së bashku. Shpenzimet amerikane arritën në 69,2 miliardë dollarë, ndërsa Kina renditet e dyta me 13,5 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë u rendit Britania e Madhe  me 12,6 miliardë dollarë, duke kaluar për herë të parë Rusin’, e cila shpenzoi 9,5 miliardë dollarë.

Sipas ICAN-it, Rusia vazhdon të ketë arsenalin më të madh bërthamor në botë me 5 420 armë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 5 042. Kina zotëron 620 armë bërthamore, ndërsa France ka 300 dhe Brotania e Madhe 225.

Më tej renditen India me 190 armë, Pakistani me 170, Izraeli me 90 dhe Koreja e Veriut me 60.

ICAN thekson se shuma e shpenzuar për armët bërthamore në vetëm një ditë do të mjaftonte për të siguruar ushqim për rreth 2 milionë njerëz që vuajnë nga pasiguria ushqimore. Sipas organizatës, fondet e përdorura për arsenalet bërthamore gjatë tre viteve të fundit do të kishin qenë të mjaftueshme për të ndihmuar në zhdukjen e urisë në botë.

Raporti shton se shpenzimet e vitit 2025 për armët bërthamore do të kishin mbuluar buxhetin e rregullt të Kombeve të Bashkuara për 32 vjet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci