Të fundit

Hargreaves nga QKN: Partitë të bëhen bashkë për të formuar institucionet

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves vizitoi sot Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku nga afër u njoh me procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Pas takimeve me përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe menaxhmentin e qendrës, ai vlerësoi punën e stafit të angazhuar në proces dhe shprehu besimin se numërimi do të përfundojë me sukses dhe transparencë.

“I jam shumë mirënjohës Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe menaxherit të kësaj qendre numërimi që më prezantuan me procesin e numërimit që po zhvillohet këtu. Është kënaqësi të shohësh hollësitë dhe detajet në të cilat numëruesit po kalojnë gjatë numërimit të votave. Dua të shpreh respektin tim ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të të gjithë këtyre njerëzve që bëjnë që këto zgjedhje të mbarëvajnë dhe garantojnë integritetin e tyre”, deklaroi Hargreaves.

Ai tha se puna e ekipeve të numërimit është sfiduese, por me rëndësi të veçantë për besueshmërinë e procesit zgjedhor.

“U uroj atyre suksese në atë që duket si një punë shumë e vështirë. Por unë vërtet shpresoj që ky proces të vazhdojë pa probleme dhe shpejt, në mënyrë që të gjithë të mësojmë për rezultatin dhe të gjithë të jemi të bindur te rezultati sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do t’i mundësojë vendit të kalojë në fazën tjetër, të formojë një kuvend, një qeveri dhe të zgjedhë një president. Faleminderit të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces dhe mezi presim të shohim se cili do të jetë rezultati”, tha ai.

Duke komentuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 7 qershorit, Hargreaves tha se niveli i daljes në votime duket të ketë qenë më i ulët sesa pritej, por theksoi se ende është herët për vlerësime përfundimtare.

“Vërtet duket se pjesëmarrja ishte mjaft e ulët. Unë thashë edhe para zgjedhjeve se, nga bisedat me qytetarët, kisha përshtypjen se njerëzit ishin mjaft të lodhur dhe po përjetonin një lloj lodhjeje nga mbajtja e kaq shumë zgjedhjeve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Dyshoj se kjo mund të jetë një nga arsyet që ka ndikuar në nivelin e pjesëmarrjes”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci