Në karrierën e tij si futbollist dhe më pas si trajner klubesh ka arritur shumë suksese dhe rekorde. Tani, Carlo Ancelotti do të kërkojë të vendosë një tjetër primat historik në “Botërorin 2026”.
Në aventurën e tij të parë në finalet e një Kupe Bote si trajner i Brazilit, italiani mund të bëhet tekniku I parë që fiton trofeun me një skuadër që nuk është e atdheut në historinë e këtij turneut.
Që kur trofeu quhej “Jules Rimet” dhe më pas që nga viti 1974 “Kupa e Botës FIFA”, 22 trajnerë kanë arritur ta fitojnë atë, por asnjëri prej tyre me një kombëtare të huaj.
Carlo Ancelotti ka shanse të mira ta arrijë këtë me “Selecao” në “Botërorin 2026”. Pesë herë kampionët e botës do të luajnë në Grupin C dhe do të debutojnë në këtë turne më 14 qershor kundër Marokut. Rivalë të tjerë në grup, brazilianët kanë Haitin dhe Skocinë.
Skuadra e Ancelotit nuk duhet të ketë probleme të kalojë fazën e parë, por deri te trofeu rruga është e gjatë dhe shumë e vështirë.
Gjithsesi, nëse i shkon deri në fund, për Brazilin kjo do të ishte Kupa e gjashtë e Botës, por edhe një tjetër rekord në karrierën fantastike të Carlo Ancelotti.
Ai mban rekordet si trajneri me më shumë Champions League, 5 të tilla si dhe tekniku që ka arritur të fitojë pesë tituj kampion në pesë ligat më të mëdha të futbollit europian, Seria A, La Liga, Premier Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.
