Të fundit

Kryeministri arsyeton shtrenjtimin e energjisë me krizën globale

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tregu global i energjisë elektrike ka ndryshuar si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID-19, kësisoj ka thënë ai, është shtrenjtuar energjia elektrike edhe në Kosovë.

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare të së hënës, Kurti u shpreh se qeveria nuk ka mundur të ndikojë në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në botë.

“Gjysma e dytë e vitit që lam pas u karakterizua me një rritje të paprecedent të çmimeve të energjisë elektrike që erdhi si pasojë e ndikimit të pandemisë dhe rimekëmbjes nga pandemia COVID-19”, tha fillimisht ai.

“Ka ndodhur rritja e çmimit të energjisë në nivel global për shkak të rritjes enorme të kërkesës për gaz”, u shpreh Kurti.

Kurti përmendi politikat energjetike globale, duke përfshirë lëvizjet e fuqive të mëdha si ShBA-ja, Kina, Gjermania e Franca, si arsye për rritjen e çmimeve të energjisë në botë. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci