Monika dhe Donaldi kanë marrëdhënie të mira mes njëri-tjetrit.
Ajo ka treguar për mënyrën se si sillet aktori në jetën reale jashtë “Big Brother VIP Albania”.
Së fundmi Monika ka zbuluar detaje nga lidhja e aktorit me moderatoren Bora Zemani.
“Kam punuar me Donaldin të një produksion tjetër dhe mbaj mend shumë gjëra. Kur ai njohu Borën, e mbaj mend mirë që nuk na vinte në prova. Më falni, por Bora i mori mendjen dhe ai nuk vinte”, tha Monika.
“Eh, tani filluat të na bëni dokumentarë këtu në shtëpi”, u shpreh Donaldi ndërsa Einxhel qeshi me atë se çka tregoi Monika.
