Të fundit

Kelmendi: Mirë ka pasë thënë Xhavit Haliti, krejt i kemi nga 2-3 milionë

Gazetari i njohur, Adratik Kelmendi, ka folur për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dallimi real mes faturës me rritje dhe asaj pa rritje është gati trefishë më i lartë.

“Qe një kalkulim i thjeshtë sa po rritet çmimi në raste. Në muajin janar kemi shpenzuar 2056 kWh dhe kemi paguar 120.57 euro. Me rritje për shpenzim të njëjtë po i bjen plot 304.90 euro. Pasi që një pjesë mbulohet nga taksat tona në kuadër të subvencionimit, po i bjen që direkt do t’i paguajmë 184.92 euro, kurse edhe 119.98 euro i paguajmë me subvencion. Dallimi real i faturës pa rritje me faturën me rritje po del 184.33 euro shtesë. Pra jo trefish, por gati trefish!”, shkruan ai.

Tutje ai ka përmendur edhe deklaratën e deputetit, Xhavit Haliti, ku kishte thënë që “krejt i kemi nga 2-3 milionë.

“Mirë ka pasë thënë Xhavit Haliti krejt i kemi nga 2-3 milionë”, përfundon Kelmendi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci