Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha në një prononcim për Paparacin ka folur lidhur me lajmin i cili ka qarkulluar në mediat rozë.
Në Instastoryn e tij Milaim Zeka ndau një imazh të këngëtares, por që në mbishkrim nuk ka vendosur asgjë.
E pyetur se si e konsideron këtë veprim nga ana e tij, këngëtarja Mihrije Braha ka thënë për Paparacin se nuk është fare në dijeni lidhur me këtë veprim të Zekës.
“Jo, na e kemi mik Milaim Zekën, e kemi të shpisë. Nuk e kom pa lidhje s’kom as çka ka qitë as hiç çka ka bo, veç hiq nuk mendoj që ai e ka bo me naj farë tendence, absolut”, ka thënë këngëtarja për Paparacin.
“Thjesht e kemi mik të shpisë, me gjen s’kemi të bojmë kurgjo, por që e kemi mik të shpisë kjo është e vërtetë një milionë përqind”, ka thënë Mihrija./Paparaci.com
