Policia ka ndaluar një veturën e cila po lëvizte me shpejtësi, ku edhe ka gjobitur shoferin i cili kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Vozitësi nga policia është dënuar me 300 euro.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Gjërgjicë të Drenasit, policia ka ndaluar një veturë ku shoferi i saj ishte duke drejtuar mjetin me 135km/h” thuhet në njoftim.
Përveç gjobës shoferit i ndalohet edhe drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

