Të fundit

Këngëtari shqiptar infektohet me COVID-19

Këngëtari i njohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta është infektuar me COVID-19, edhe pse ka marrë tre doza vaksine.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij të Instagramit ai thotë se po shërohet dhe shpreson të rikthehet në formë sa më shpejt.

“Ç’kemi njerëz, ndjesë për mungesën time këto ditë, por pavarësisht tre dozave të vaksinës mora covid dhe nuk isha mirë. Tani jam në shërim. Shpresoj të rikthehem në formë sa më shpejt. Po ju dërgoj përqafime, shihemi së shpejti. Edhe një here”, shkruan Meta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Ermal Meta është këngëtar shqiptar me famë në Itali. Ai ka lindur në Fier të Shqipërisë, prej nga edhe ka prejardhjen, por është rritur në Bari të Italisë.

Ai është fitues i festivalit të madh “Sanremo” në vitin 2018, ku edhe përfaqësoi Italinë atë vit në “Eurovision” me mikun e tij Fabrizio Moro.

Rikujtojmë se ai ka performuar ‘live’ edhe në Stadiumin “Air Albania”, ku argëtoi me mijëra qytetarë me muzikën e tij.

Veliaj i ka dhënë në shenjë mirënjohje këngëtarit nga Fieri një tabelë ikonike të Tiranës, me inicialet e E.M në të, një të tilla ia ka dhuruar edhe Dua Lipës.

“Jemi këtu me Ermal Metën dhe gati për një festë të madhe nesër në Tiranë”, shkroi Erion Veliaj në një fotografi të publikuar në Instagram.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci