Të fundit

Imami nga Prishtina ia publikon dy video kryeministrit dhe i kërkon të kryejë një akt “të shpejtë”

Imami nga Prishtina Labinot Maliqi, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që të shfuqizojë ndalesën e bartjes së shamisë në shkollat publike.

Ai në një postim në Facebook ka kërkuar që këtë udhëzim Kurti “ta shfuqizojë sa më parë”, teksa ka shtuar se kjo është mohim i ” një të drejte elementare njerëzore.”

“I bëjë thirrje Kryeministrit Albin Kurti, që ta shfuqizoj sa më parë ndalesën e Udhëzimit Administrativ në Ministrinë e Arsimit, ku vajzat myslimane të cilat duan të shkollohen dhe njëkohësisht të praktikojnë hapur besimin e tyre, pikërisht ashtu siq ua garanton edhe Kushtetuta e Kosovës, edhe në këtë qeverisje po vazhdohet përjashtimi i tyre nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë, duke ua mohuar kështu një të drejtë elementare njerëzore”, shkruan ai në Facebook.

Maliqi i cili ka publikuar disa video nga premtimet e Kurtit, ku ky i fundit thekson se “nuk do ta pengohet një vajzë e cila mbulohet” që të shkollohet, ka shkruar se nesër do të ndërmjetësoj kthimin e një vajze me mbulesë në njërën nga shkollat e Prishtinës.

“Për dijenin e Kryeministrit Kurti dhe të Ministres së Arsimit, znj. Nagavci, sikurse e kemi bërë edhe në të kaluarën për qindra raste, nesër do të ndërmjetësoj për kthimin e një vajze në shkollë, pasiqë ajo është përjashtuar javën e kaluar në një nga shkollat fillore të Prishtinës. Uroj që premtimeve elektorale ju ka ardhur koha të përmbushen në praktikë”, përfundon ai./Papapraci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci