Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve të prekur nga rritja e çmimeve.
Krasniqi tutje ka thënë se qeveria po sillet si spektator.
“Nuk është e arsyeshme që qeveria të sillet si spektator. Nuk është normale që një kryeministër që ka përgjegjësi me udhëheq vendin me u sjell sikurse asgjë s’po ndodh.Kryeministri i Kosovës është një spektator në krizat të cilat po e ballafaqon qytetarin e Kosovës që nga viti i kaluar”.
