Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka njoftuar se Arta Balaj, është emëruar drejtoreshë e Kulturës në këtë komunë.
Ismaili, teksa bëri prezantimin e saj, tha se Balaj ka besimin dhe mbështetjen e tij në detyrën e re.
“Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë”, shkroi ish-kandidati për kryetar të Prishtinës.
“Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë. Të priftë e mbara, Arta”, shtoi ish-deputeti.
