Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit e zhvilluar mbrëmë u diskutua mjaft shumë për mënyrën se si vendosi të luajë në mbrojtje trajneri i madrilenëve, Diego Simeone.
City e fitoi ndeshjen me vetëm një gol, për arsye se skuadra spanjolle vendosi të luajë me një formacion 5-5-0, formacion ky që nuk ishte parë aq shpesh.
“Ekipet po luajnë shumë në mbrojtje kundër nesh, por sonte pashë për herë të parë që skuadra po luan në formacionin 5-5-0 dhe pa sulmues”, tha De Bruyne.
Atletico Madrid nuk gjuajti asnjëherë drejt portës së portierit, Ederson dhe kjo ndodhi për herë të parë në epokën e Diego Simeone në 570 ndeshjet e tij.
https://twitter.com/6chan_/status/1511429436222377989?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511429436222377989%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fsport%2Fnogomet%2Fsimeoneova-brutalna-odbrana-i-bunker-kakav-niste-vidjeli-prvi-put-u-zivotu-se-susrecem-s-ovim%2F220406041
Guardiola tha pas ndeshjes se ai priste që Atletico Madrid të luante në një formacion 3-5-2 dhe se ishte i befasuar kur i pa ata të luanin një formacion 5-5-0.
“Është diçka që ka qenë gjithmonë e vështirë [të luash ndaj një mbrojtje të dendur], dhe kështu ndodhi edhe në këtë lojë. Nuk kishte hapësirë, ishte e vështirë për të sulmuar dhe ne kishim nevojë për shumë durim. U thashë lojtarëve që po bënim mirë dhe do të shpërbleheshim dhe kështu ndodhi në pjesën e dytë”, tha Guardiola.
Diego Simone might just be the most negative Coach of all time. How do you play 5-5-0 system. I have never seen such a disgraceful team in my life.#UCL#Atletico#AtleticoMadrid#Simeone pic.twitter.com/s4u5J1aBrG
— Ami (@IcebergDru) April 5, 2022
Golin e vetëm për Manchester Cityn, e shënoi Kevin De Bruyne me një asistim të Fodenit.
Atléti’s first half heatmap is certainly something… pic.twitter.com/FV4b7yqNTy
— COPA90 (@Copa90) April 5, 2022
