Të fundit

Makina fluturuese e Suzukit pritet të lansohet më 2025

Suzuku ka lajmëruar se ka bashkuar forcat me kompaninë e makinave fluturuese, SkyDrive, për të zhvilluar një avion elektrik me një sistem vertikal të ngritjes dhe uljes.

Sipas tyre kjo makinë do të shërbejë si shërbim taksie në Osaka të Japonisë më 2025.

Për Suzukin, ky partneritet do të shtojë “makinat fluturuese” si një biznes të tyre të katërt pas automobilave, motoçikletave dhe motorëve të jashtëm, thuhet në një deklaratë të tyre, shkruan Daily Mail – transmeton Teve1.

SkyDrive aktualisht janë të angazhuar me zhvillimin e një makine fluturuese kompakte, me dy ulëse, elektrike, me planet që të fillojnë një prodhim të shkallës së plotë të tyre.

Kompania, e cila po ashtu po zhvillon dronë për mallra, ka për synim që shërbimet e “makinës fluturuese” t’i fillojë në Osaka më 2025, në ditën kur qyteti japonez e mirëpret eventin, “World Expo”.

Në një deklaratë të tyre të përbashkët, dy kompanitë thonë se ato po ashtu do të punojnë në hapjen e tregjeve të reja me një fokus fillestar si India, ku Suzuki ka përafërsisht gjysmën e tregut të makinave.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci