Të fundit

KPK-ja reagon ndaj sulmeve të deputetëve të LVV-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar KPK-së.

Duke iu referuar një deklarate të Dimal Bashës, i cili e quajti KPK-në “kokë të krimit brenda sistemit prokurorial”, Këshilli e dënoi sulmin të cilëson e cilësoi “të mënyrës më të ulët”.

Sipas KPK-së, sulmuesit e Këshillit janë individë me dosje penale.

“Këshilli i Prokurorial i Kosovës, gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë ‘grup dhe kokë kriminale'”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Sipas KPK-së, gjuha e përdorur nga disa përfaqësues politikë shpërfaqë tendencë për “rrënimin e sistemit prokurorial”.

“KPK-ja nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”, thuhet në kumtesën e KPK-së, dërguar mediave.

Këshilli thotë se si “institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”.

Ligjvënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë të enjten se KPK-ja “është koka e krimit brenda sistemit prokurorial”.

“Duhet me sulmu nga koka se koka është e kalbur. KPK është koka e krimit brenda sistemit prokurorial të Kosovës”, deklaroi Basha, në një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi e ka cilësuar të “kapur shtetin e Kosovës” duke iu referuar votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, si dhe proceseve zgjedhore në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit (SBAShK).

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dje e cilësoi “grup kriminal” Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, të premten votoi unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili është propozuar për dekretim tek presidentja. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci