Të fundit

Ky është zakoni i cili rrezikon marrëdhënien tuaj në çift  

Nëse kritikat ndaj partnerit tuaj kthehen në zakon, atëherë janë një kërcënim për çdo marrëdhënie në çift.

Kur kritikoni partnerin/en tuaj, gjë që sigurisht do ta bëni, mundohuni t’i shmangni taktikat e ashpëra pasi është e tmerrshme të jesh përballë kritikave.

Është normale që çiftet të arrijnë në një ngërç ku secili person e sheh tjetrin si problem dhe beson se e vetmja “zgjidhje” është që partneri të ndryshojë.

Ju duhet të ndiheni me fat nëse pranë vetës keni dikë që ndihet i qetë dhe mirë me veten e tij, saqë ai mund të lejojë që kritikat dhe negativiteti juaj të kalojë pranë tij shumicën e kohës dhe të marrë parasysh gjërat e mira që po bëni, pa u distancuar.

Shumë njerëz nuk mund të tolerojnë shumë kritika ose udhëzime nga partneri i tyre, edhe nëse në fazat e hershme të marrëdhënies gjërat do të dukeshin ndryshe.

Kur do të kritikoni partnerin, kujdesuni që të kritikoni me qetësi. Në të kundërtën, ai do të fokusohet në veprimet dhe mënyrën (e keqe) se si po ia thoni, jo në atë që juve ju shqetëson.

Askush nuk mund t’i mbijetojë një martese nëse ndihet më shumë i gjykuar sesa i admiruar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci