Të fundit

Dreka e Lajçak pas aprovimit të marrëveshjes për targat

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka drekuar në Bruksel me të Gabriel Escobar, të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes për targat.

Lajçak, ka njoftuar për takimin me Escobar ndërmjet një komunikimi në Twitter. Ka falenderuar diplomatin amerikan për mbështetjen që i ka dhënë dialogut mes dy shteteve.

“Unifikimi BE-SHBA është çelësi për sukses në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak, shkruan Paparaci.com.

Lajçak, ka konfirmuar sot gjatë ditës se është arritur një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

Tash e 11 ditë rrugët që çojnë në Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar nga serbët, të pakënaqur me masën e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për targat.

Nga 20 shtatori, veturat me targa të Serbisë, kur janë futur në Kosovë është dashur t’i marrin të përkohshme RKS, ndërkohë që këtë praktikë Serbia e ka tash e mbi 10 vjet.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci