Mbi 5 mijë bileta brenda një jave janë shitur në kinematë e Kosovës me shikueshmërinë e filmit “Zgjoi”, në Prishtinë dhe Prizren.
Vetëm në natën e premieres, “Zgjoi” shiti 1926 bileta. U bë filmi shqiptar me më së shumti bileta të shitura në ditën e premierës.
Shikueshmëria e lartë e filmit “Zgjoi” paraqet një shenjë të mirë për kinematë, pasiqë është rritur edhe numri i shikuesve.
Publiku ka nisur që të kthehet edhe në kinematë e tjera në vend, duke dhënë kështu shpresë për rimëkëmbje të kinemave përkundër sfidave të periudhës pandemike.
Filmi “Zgjoi” shpalos historinë e Fahrije Hotit dhe grave të Krushës.
“Zgjoi” është një tregim për Fahrijën, një grua burri i të cilës është zhdukur që nga lufta në Kosovë, nis një biznes të vogël bujqësor për të siguruar familjen e saj në një mjedis tradicional patriarkal ku ambicia e saj për fuqizimin nuk shihet si një gjë pozitive.
Biznesi i saj fillon mirë pavarësisht nga bletët në kosheret e saj, të cilat duket se janë kaotike dhe agresive ndaj saj.
Në udhëtimin e saj për të bërë paqe me bletët, ajo fillon të bëjë edhe paqe me veten e saj, kështu që ajo mund të jetojë dhe të fuqizojë veten në një situatë të re për të përballur me një realitet shumë armiqësor. /Paparaci.com
