Të fundit

Dhurata Dora bëhet Ambasadore e SOS Fshatrave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, nga sot është zyrtarisht Ambasadore e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.

Sot, në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ka realizuar një vizitë ku me prezencën e saj gëzoi fëmijët.

Dhurata Dora, Ambasadore e Vullnetit të Mirë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë. Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë“, shkruajnë SOS Fshati i Fëmijëve.

Eshtë nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre“,  kishte thënë Dora.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë publikuan disa fotografi nga takimi i sotëm i fëmijëve me këngëtaren, të cilët edhe kanë dhuruar një shfaqje të përgatitur për të pranishmit në event.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci