Të fundit

Vitia dorëzon postin e ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Ai ka njoftuar dorëheqjen e tij zyrtare nga detyra dhe kalimin e përgjegjësisë te zëvendësministrja Dafina Gexha.

“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë që më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do jem mirënjohës. Jam thellë i prekur nga solidariteti dhe përpjekja për të ndjekur udhëzimet nga qytetarë që treguan mirëkuptim dhe kulturë duke mbrojtur shëndetin publik. Po ia transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë, dhe në nivelin politik zvministres Dafina Gexha”, ka thënë ai.

Vitia ka paraqitur situatën gjatë drejtimit të dikasterit të shëndetësisë nga ai përgjatë gjendjes me pandeminë me COVID-19.

“Jam i lumtur që para jush duke u bazuar mbi raportime të Institutit them se vala e katërt nga varianti delta për momentin është vënë nën kontroll. Duke ditur që varianti ka qenë ndër më të transmetueshmit, akoma nuk mund të flasim për relaksim. Vala delta si më e rënda ka shkaktuar pasoja të rënda në botë. Kosova ditëve të fundit është bë me numrin më të ulët të infektuarve në rajon. Sot jemi ndër 5 shtetet me më së paku raste të reja në Evropë”.

Vitia, nga sot do të nisë fushatën si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Detyrën e ministrit të Shëndetësisë e quajti detyrë me privilegj dhe përgjegjësi, teksa shtoi se është “pasuria” më e madhe që ka përfituar nga besimi që iu dha si ministër.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci