Të fundit

Zemaj kritikon pasuesin e tij Vitia: Iku si ministri më dështak

Ish-menaxhuesi i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga pozita e ministrit.

Zemaj ka shkruar në Facebook se sot ka ikur nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më popullsitë.

Zemaj thotë se Vitia sot e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, e kjo sipas tij nënkupton që ishte bërë ministër me qëllimin që të bëhet kryetar komune.

“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune”, ka shkruar Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se Vitia duhej të shkarkohej, apo të jepte dorëheqje si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë.

“Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu.  Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci