Të fundit

”La Casa de Papel” publikon trailerin e pjesës së dytë të sezonit të fundit

Netflix së fundmi ka zbuluar datën e publikimit për episodet e fundit të sezonit të pestë, njëherit edhe të fundit të serialit ”La Casa de Papel”.

Seriali spanjoll që bëri bujë në mbarë botën ka pasur sezonin e fundit të ndarë në dy pjesë, me pesë episodet e para që u publikuan në fillim të shtatorit, kurse tani Netflix ka bërë të ditur se kur do të jenë të disponueshme për t’u parë pesë episodet e fundit të sezonit të pestë.

Seriali në fillim kishte një shfaqje origjinale prej 15 episodesh në kanalin Sapnish Antena 3 nga maji deri në nëntor të vitit 2017, përpara se Netflix të merrte të drejtat e shpërndarjes ndërkombëtare. Më pas ata filluan transmetimin global, deri sa përfundoi duke u bërë seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze në Netflix në fillim të vitit 2018.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Tëitter, Netflix publiko trailerin e pjesës së dytë të sezonit të fundit dhe shkroi: “Grabitjes më të madhe në botë i vjen fundi. Episodet e fundit të ‘La Casa de Papel/Money Heist’ mbërrijnë më 3 dhjetor”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci