Morena Taraku njihet si një nga vajzat e estradës që posedon një fizik të mrekullueshëm. Ajo, ndër të tjera nuk heziton kurrë të tregojë se sa e dhënë mas palestrës është.
E njëjta së fundmi ka ndarë një video teksa bën ushtrime në palestër duke theksuar asetet.
Përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Taraku ka pozuar në pasqyrë duke vënë kështu në pah barkun e tonifikuar.
Vlen të theksohet se këngëtarja nga Peja është njëherit edhe ndër artistet më të komentuara të Showbizit shqiptar.

