Një vit para se farmacisti shqiptaro-amerikan Martin Shkreli të bëhej njeriu më i përfolur për keq në Amerikë, grupi i famshëm i repit Wu-Tang Clan ia shiti atij kopjen e vetme të albumit “Once Upon a Time in Shaolin”. Ata nuk e dinin me kënd po lidhnin marrëveshje.
Një vit më vonë, njeriu i cili bleu albumin e tyre për katër milionë dollarë, do të përfundonte në prangat e FBI për një mashtrim të madh.
Shkreli, një farmaceut nga Nju Jorku, u arrestua për rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim, një produkti farmaceutik të domosdoshëm për luftimin e sëmundjes ngjitëse HIV/AIDS. Nga 13.50, e ngriti çmimin e tij në 750 dollarë.
Gati gjashtë vjet më vonë, njëri nga anëtarët e Wu-Tang Clan, reperi RZA, ka shprehur pendesë për marrëveshjen katër milion dollarëshe që bënë me Shkrelin, të etiketuar si njeriu më i urryer i Amerikës gjatë kohës së skandalit.
“Në realitet ishte në duar të gabuara. Ai e bëri marrëveshjen përpara se të zbulohej karakteri i tij, personaliteti i tij dhe të gjitha gjërat tinëzare që do të bënte. Ky nuk ishte djali që takova, por ai definitivisht u shpalos në atë djalë”, tha RZA për “Hot 97”, këtë të mërkurë.
Producenti shtoi se ndërsa planet origjinale për ekspozitat muzeale dhe festat e dëgjimit nën pronësinë e Shkrelit nuk u realizuan kurrë, ai shpreson që “PleasrDAO”, të cilët morën autorsinë e albumit, do ta ndajnë muzikën me fansat.

“The Rolling Stone” foli me anëtarët e “PleasrDAO” në fillim të këtij muaji kur kolektivi i blerjeve NFT zbuloi për herë të parë se ata ishin ata që e blenë albumin në ankand verën e kaluar.
“Kjo vepër e bukur e artit, kjo protestë përfundimtare kundër ndërmjetësve dhe qiramarrësve të muzikantëve dhe artistëve, shkoi në jug duke shkuar në duart e Martin Shkrelit, zuzari më i madh i internetit”, tha Jamis Johnson, 34-vjeçari Kryesor i PleasrDAO.
“Ne duam që kjo të jetë ne që t’ua kthejmë këtë njerëzve. Ne duam që fansat të marrin pjesë në këtë album”, shtoi ai për “The Rolling Stones”.
