Të fundit

MINT: Qytetarët t’i adresojnë ankesat për çdo keqpërdorim me çmimet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka ftuar qytetarët që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet në treg.

Për manipulimet e çmimeve në treg, sipas MINT-it qytetarët mund të njoftojnë në numrin e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton qytetarët e Republikës së Kosovës që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet ne treg. Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Sipas kësaj ministrie, mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci