Të fundit

Qindra civilë strehohen në Kharkiv

Qindra civilë kanë ikur në drejtim të qytetit Kharkiv pasi janë evakuuar nga fshati i afërt i Ruska Lozovas. Ky fshat është nën pushtimin rus qe një muaj e gjysmë. Gati gjysma e civilëve kanë ikur nga fshati me autobusë, vetura ose në këmbë. Ata kanë ikur pas tërheqjes së ushtrisë ruse dhe kur Ukraina mori kontrollin e plotë të fshatit.

Civilët që kanë ikur në qytetin e Kharkivit kanë thënë se për më shumë se një muaj kanë qëndruar nëpër bodrume dhe se çdo ditë kanë përjetuar bombardimet e shumta nga ushtria ruse. Nuk dihet nëse ka të mbijetuar të tjerë në këtë fshat për shkak të rrezikut të lartë nga sulmet ajrore.

Disa gazetarë kanë vdekur qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës. Qasja në pjesën lindore të Ukrainës ka qenë e vështirë për shkak të masave të ashpra kundër raportimit nga zonat e luftës.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci