Të fundit

Evakuohen 20 civilë nga fabrika e çelikut në Mariupol

Disa civilë janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol pas vendosjes së një armëpushim, sipas një komandanti nga Azov, një nga ushtarët ukrainas të bllokuar në uzinë.

Zëvendëskomandanti i batalionit Azov të Ukrainës, Sviatoslav Palamar, tha se grupi prej 20 përfshirë gra dhe fëmijë u transferua në një “vend të përshtatshëm”.

Më herët, media shtetërore ruse tha se 25 persona ishin evakuuar. Nuk duhet ende se ku janë dërguar. Moska ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar për të lejuar largimin e civilëve.

TASS, agjencia shtetërore e lajmeve ruse, tha më herët se një grup civilësh u larguan nga fabrika e çelikut.

Një korrespondent në vendngjarje tha për TASS se gjithsej 25 persona dolën, duke përfshirë gjashtë fëmijë nën moshën 14 vjeç./abcnews.al/

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci