Të fundit

“Rusët vranë dy herë më shumë civilë se nazistët”

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka deklaruar se qëllimi i Rusisë është të marrë në kontroll më shumë zona ndërsa sulmet ruse në lindje janë në rritje.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Mariupol është shprehur se forcat ruse kanë vrarë dy herë më shumë civilë se nazistët, sipas newsweek.

“Rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa nazistët. Në dy vite, nazistët vranë 10.000 civilë në Mariupol. Dhe pushtuesit rusë në dy muaj vranë më shumë se 20.000 civilë Mariupol.

Më shumë se 40.000 njerëz u deportuan me forcë” tha Boychenko.

“Ky është një nga gjenocidet më të këqija të civilëve në historinë moderne. Ushtria ruse po shkatërron qëllimisht dhe pa mëshirë qytetin tonë dhe banorët e tij”, tha Vadim Bichenko.

Nga ana tjetër një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës tha se rusët kishin shtuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore, duke shtuar forcat e tyre dhe duke shtuar se ata planifikonin të aneksonin sa më shumë territor që të ishte e mundur. /abcnews.al

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci