Të fundit

Pelosi viziton Zelenskyn në Kiev

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar Kievin dhe është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.

Në videon e sapo publikuar nga presidenti ukrainas, Pelosi mbërriti me një delegacion përfaqësuesish amerikanë.

“Besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri… Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Pra, angazhimi ynë është të jemi këtu për ju derisa të përfundojë lufta”, shprehet Pelosi.

Krahas videos, Zelensky ka shkruar:

“Takim me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Kiev. Shtetet e Bashkuara janë lider në mbështetjen e fortë të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit që ndihmuat në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë!

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vjen pak ditë pas vizitës së Sekretarit të Shtetit Blinken dhe të Sekretarit të Mbrojtjes Austin në Ukrainë. /A2CNN

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci