Të fundit

Dhjetëra të arrestuar në protestat në Turqi

Dhjetëra protestues u arrestuan nga policia në Stamboll të Turqisë, gjatë protestës kundër rritjes së inflacionit, që u mbajt më 1 maj.

Televizionet lokale në Turqi shfaqën pamje të policëve duke u përleshur me protestuesit në sheshin Taksim dhe duke i prangosur disa prej tyre.

Agjencia e lajmeve Demiroren raportoi se 30 persona po ashtu janë arrestuar në qarkun Beshiktash të Stambollit dhe 22 të tjerë në qarkul Sisli.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se në total 164 persona janë arrestuar për “protesta të paligjshme”.

Për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rritjes globale të çmimeve, niveli i inflacionit vjetor në Turqi në prill ishte 68 për qind, raportoi Reuters, nga 61 për qind sa ishte në mars.

Kreu i Konfederatës të Punëtorëve në Turqi, Ergun Atalay, u tha protestuesve në sheshin Taksim, se paga minimale duhet të ndryshojë, në mënyrë që të përkojë edhe me rritjen e çmimeve. /REL

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci