Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një shkrim me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve, ka thënë se sindikatat sot gjenden nën “trysninë e pushtetit autoritar”.
“Ato janë përjashtuar arbitrarisht nga dialogu social. Punëtorët dhe sindikatat duhet ta ruajnë autonominë e tyre me çdo kusht, ndërkohë që s’duhen as komplekse për asocime e aleanca. Ky presion kërkon bashkim dhe rezistencë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Fitoret e punëtorëve sigurisht se ndërlidhin politikën. Por, asgjë më keq s’ka sesa humbja e autonomisë sindikale, shkrirja në parti. Në këto kohë na duhet qëndresë dhe organizim”, ka theksuar ai.
